Sonte do të shohim në qiell Hëna e plotë, ose siç njihet ndryshe ’Hëna e Ftohtë”, e cila është e fundit për këtë vit. Por nuk është vetëm Hëna ajo që do të shohim. Kjo Hënë na sjell surpriza të tjera, bashkë me të do të shihet Saturni, Jupiteri dhe Marsi.

Arsyeja pse kjo quhet ‘‘Hëna e Ftohtë’” është sepse ngrihet në qiell vetëm disa javë para solsticit të dimrit (21 dhjetor), kjo hënë bëhet e plotë gjatë kohës më të ftohtë dhe më të errët të vitit, sipas Maine Farmer’s Almanac.

Emra të tjerë të njohur për hënën e plotë të dhjetorit përfshijnë hënën e natës së gjatë (një referencë për solsticin e ardhshëm – nata më e gjatë e vitit në hemisferën veriore), hëna e dëborës dhe hëna e ngrirë sipas Almanac.

Hëna do të duket në një natë të mbushur me yje, ku Saturni, Jupiteri dhe Marsi do të jenë gjithashtu të dukshëm me sy të lirë. Vëzhguesit në pjesë të Amerikës së Veriut dhe Evropës madje mund të shohin hënën të kalojë përballë Marsit, duke mbyllur shkurtimisht dritën e Planetit të Kuq, të paktën nga këndvështrimi i Tokës. Ky fenomen gjysmë i rregullt njihet si okultim, ose “okultimi hënor i Marsit”, sipas Live Science Space.