Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete të ndryshme. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se dje në mesditë dhe mbrëmë gjatë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik.

Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Në disa banesa kërkoheshin, Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje, por nuk është gjetur asnjë. Më poshtë, Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj. Në Durrës u kërkuan Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja; ndërsa në Elbasan, Policia hyri me shpresën se do mund të kapte persona të njohur të botës së krimit, si Kamer Mehja, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çela, Talo Çela dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan.

Por në asnjë nga bazat ku pati kontrolle, nuk u gjet asgjë dhe askush.