Mund të duket e pabesueshme por tulipani i kuq, më i rralli në botë, rritet edhe në alpet shqiptare. Bima ndodhet në mallet e Kukësit dhe është në gjendje të egër, i paprekur nga dora e njeriut.

Ai quhet “Tulipa Albanica”, i cili sipas të dhënave të AgroWeb.org prej qindra e qindra vitesh rritet vetëm në Shqipëri, e së fundmi është zbuluar edhe në sytë e botës duke marrë trofenë që meriton për autenticitetin e tij.

Tulipani ngjyrë të kuqe të fortë karakterizuar nga nuancat e verdha në pjesën fundore të tij. Tulipa Albanica, është një ndër llojet e rralla që i futet shkencës botërore të llojeve bimore. Për shkak të autenticitetit të saj kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare.