Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të biznesmenit të hidrokarbureve, Ndue Pjetrushi, në Lezhë.

Sipas hetimeve, bazuar dhe në ekspertimin piroteknik të kryer, ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga probleme teknike të automjetit.

Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Ishull Shëngjin, ku mjeti tip “Benz”, i parkuar në rrugë para banesës së biznesmenit u shkrumbua nga flakët.