Atmosfera nisi që në këngët e para të artistit italian Vinicio Capossela dhe grupit të tij për t’u ndezur më pas nga efektet e ndriçimit e gjithë skena e teatrit “Migjeni” nga ritmet e muzikës shoqëruar me performancën skenike të artistëve të skenës.

Ardhja e Capossela-s si pjesë e turit që ai e ka quajtur “Balcangiro” përkon me 20 vjetorin e vizitës së artistit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe vizita në Shkodër nuk është e para për të.Koncerti i artistit italian u mundësua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Shkodrës ku qëllimi është rritja e bashkëpunimit kulturor me fqinjin përtej Adriatikut.Pjesë e koncertit, si i ftuar ishte edhe këngëtari i ahengut shkodran Agim Molla, i cili interpretoi një kolazh shkodran për publikun.Një ndër momentet e veçanta të koncertit ishte edhe ai i një kënge të kënduar nga Vinicio Capossela, frymëzuar nga tradita shqiptare e largimit të vajzës nga shtëpia ditën e dasmës.Koncerti i Capossela-s zgjati për gati dy orë në teatrin “Migjeni”, i cili sonte do të hapë sërish dyert për premierën e komedisë “Zhurmat përtej skenës”.