Bllokohet doktoratura ne fakultetin ekonomik, partneret investues leter rektores, zgjidh ngercin afati i fundit data 14 nentor. Paralajmerim per penalitete financiare drejt universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Nga: Universiteti i Malit të Zi

Konsorciumi i Programit MARDS Erasmus+ 2 Cetinjski Put, Podgoricë 81000, Mali i Zi

Data: 4.11.2022

Për: Rektorin e Universitetit të Shkodrës

Anëtarët e Senatit të Universitetit të Shkodrës

Sheshi 2 Prilli 24, Shkoder, Albania

Tema: Nevojë jashtëzakonisht urgjente për konfirmim të programit të doktoraturës “Ekonomi dhe Turizmi i Qëndrueshëm” në kuadër të Projektit Erasmus+ MARDS

I nderuar Rektor Prof. Dr. Suzana Golemi, Të nderuar anëtarë të Senatit,

Në emër të Konsorciumit të Projektit Erasmus+ MARDS ne dëshirojmë t’ju kërkojmë të konfirmoni dokumentacionin e Programit të Doktoraturës “Ekonomi dhe Turizmi i Qëndrueshëm” nga ana e Universitetit tuaj te repektuar dhe të zgjidhen të gjitha çështjet administrative në lidhje me kërkesat e projektit dhe detyrimet për nisjen me sukses të Programit të Studimit të Doktoraturës të nxitur nga Erasmus+Programi MARDS (“Reformimi i Studimeve të Doktoraturës në Mal të Zi dhe Shqipëri – Paradigma e Praktikës së mirë ” https:/Iwww.mards.ucg.ac.me/). Veprimi nga ana juaj është i

nevojshëm menjëherë. Sipas informacioneve që kemi nga Ministria përkatëse, hapi i ardhshëm për të lehtësuar këto proçedura që ështe hapja e thirrjes për regjistrimin e studentëve të Programit të Doktoraturës mbështetet vetëm në autoritetin e Rektorit.

1

Ky që është detyrimi i fundit i papërmbushur në kuadër të projektit MARDS për Universitetin e Shkodrës duhet të përmbushet përpara përfundimit të projektit, që është më 14 nëntor 2022.

Nëse programi i doktoraturës nuk konfirmohet dhe thirrja e regjistrimit nuk kryhet para përfundimit të Projektit, mund të ndodhin penalitete të konsiderueshme financiare për ju si partner dhe Universitetin e Shkodrës mund ta gjejë veten në pozicionin e kthimit të

parave të marra në kuadër të projektit.

Gjithashtu, një masë tjetër e mundshme mund të jetë ndalimi i pjesëmarrjes së Universitetit të Shkodrës në çdo projekt tjetër të BE-së për disa vite të ardhshme, siç mund të shihet në përmbajtjen e Marrëveshjes së Grantit të Projektit.

Problemi sa më sipër u elaborua tërësisht në kuadër të Konsorciumit duke marrë parasysh gjithashtu këndvështrimin e Ministrisë të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë. Ju lutemi mbani parasysh që pasojat negative mund të jenë edhe për të gjithë partnerët e konsorciumit dhe në këtë mënyrë të rrezikohet reputacioni i tyre, si në nivel individual

dhe institucional. Gjithashtu penalitetet financiare mund të ndëshkojnë edhe partnerët e tjerë të konsorciumit.

Po shfrytëzojmë rastin për t’ju kujtuar se kjo nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por gjithashtu përgjegjësinë personale e Rektorit si përfaqësues ligjor i partnerit të projektit Erasmus+ MARDS.

Ne dëshirojmë të besojmë në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe për këtë arsye ju bëjmë thirrje të përgjigjeni pozitivisht dhe menjëherë për të shmangur pasojat

krejtësisht negative.