Kryeministri Edi Rama foli sot nga Dibra për fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Rama tha se të mendosh të ikësh nga vendi për një jetë më të mirë është legjitime dhe se të gjitha vendet e kanë kaluar këtë fazë dhe se tani është radha e Shqipërisë.

Megjithatë Rama i bëri thirrje të rinjve që mos rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone në Angli.

Ai tha se Shqipëria i ofron të gjitha mundësitë për tu zhvilluar, duke thënë se fshati është një mundësi e mirë për të investuar.