Ai përmendi një projekt të Manes, parkun ligjistik dhe tha se i kishte kërkuar vetëm ta kishte parasysh pjesën e legalizimit. Për Kastratin, ai tha se nafta i tatohej dyfish, por nuk i është ‘ankuar’ asnjëherë.
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar marrëdhënien që ka pasur me dy prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri, Samir Mane dhe Shefqeët Kastrati. I ftuar në Çim Peka Live, Berisha thotë se asnjëri prej tyre nuk i trokitur në derë për të kërkuar ndere. Ai përmendi një projekt të Manes, parkun ligjistik dhe tha se i kishte kërkuar vetëm ta kishte parasysh pjesën e legalizimit. Për Kastratin, ai tha se nafta i tatohej dyfish, por nuk i është ‘ankuar’ asnjëherë.
“Samir Mane ka kërkuar vetëm një gjë ndaj Sali Berishës. Kishte ndërtuar një park logjistik, kishte familje aty dhe më thoshte rregulloj çdo gjë përveç legalizimit. Ishte mbi 80 mijë metra katrorë. Asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar asgjë. Ka ndërtuar TEG-un, zero kërkesa ndaj meje. Për parkun logjistik i takonte që një pjesë të ishin magazina doganore. Ashtu siç po ecte Shqipëria, aty ndërtohej një zonë industriale e shkëlqyer. Por u la që të ndahej magazinimi. Se çfarë mbledhin njerëzit, nuk e di. Asnjë nder, asnjë favor. As Shefqet Kastrati, kurrë nuk ka kërkuar asnjë nder. Në mënyrë absolute nuk ka shkelur në zyrën time për të kërkuar asnjë favor. Naftën që injektonte ia tatonin me TVSH, për mua padrejtësisht, sepse tatohej përsëri kur nxirrej. Një grup ekspertësh me thoshin që nuk tatoheët dhe në nxjerrjes, por nuk ndërhyja përderisa e vendoste Ministria. Në tetë vite nuk është firmosur asnjë kullë,”- tha Berisha.
Comments are closed.