Një objekt i çuditshëm i dalë në brigjet e një plazhi ka nxitur një debat të frikshëm e qesharak online.

Njerëzit besonin fillimisht se objekti ishte një këmbë njeriu, por ekspertët sugjerojnë se mund të ketë një shpjegim shumë të sikletshëm.

Një grua në Australi ishte duke shijuar ditën e saj në rërën magjike të ishullit Magnetic në Queensland kur objekti i frikshëm u shfaq në breg.

Ajo i shpërndau pamjet në TikTok dhe si gjithmonë shpërtheu interesi i përdoruesve me plot kohë të lirë në duar, dhe pak mend në kokë.

Gruaja shkruan në prezantimin e saj: “Eiii … çfarë dreqin është kjo? Shih sa e madhe … është sa këmba ime. E neveritshme.”

Video e saj u bë shpejt virale në rrjet dhe tërhoqi madje vëmendjen e ekspertëve të oqeanit.

Gruaja më pas poston një tjetër video ku thotë: “Me ndihmën e rrjetit dhe disa ekspertëve detarë, e zbuluam më në fund se çfarë mund të jetë kafsha e çuditshme”.

“Është një penis balene dhe me sa duket meshkujt kur luftojnë med tyre kafshojnë organet e njëri-tjetrit dhe ato përfundojnë në plazhe duke habitur njerëzit”.

Balenat mashkull në fakt njihen që luftojnë mes tyre në sezonin e çiftimit por vetëm duke përplasur kokat.

Kështu që askush nuk mund të konfirmonte me siguri identitetin e copës së mishit detar.