Në mjediset e qendrës rinore “Arka” u zhvillua kompeticioni i ideve novatore “Good Startup School” teksa 7 ekipe të rinjsh nga Shkodra paraqitën idetë e tyre në fusha të ndryshme por të gjitha të lidhura me novacionin ku i prezantuan ato përpara një paneli jurie.

Qëllimi i këtyre ideve të lidhura me biznesin mbetet gjithmonë dobia që i sjellin ato komunitetit, shoqërisë dhe planetit. Drejtuesja e këtij projekti Asetila Koestinger tregon arsyet përse u zgjodh Shkodra për të implementuar këtë projekt.
Ekipet e të rinjve prezantuan idetë e tyre në anglisht, të cilat kishin të bënin me mjedisin, turizmin, eko-sistemin etj.

Fitues i çmimit të parë të ideve novatore u shpall Ditmir Thikaxhija me idenë e tij për krijimin e një aplikacioni që do t’u vijë në ndihmë turistëve që vizitojnë Shkodrën edhe kur ata nuk kanë qasje në internet.Juria ndërkohë vlerësoi me çmime të ndryshme edhe të rinjtë e tjerë ndërsa disa prej tyre do të kenë mundësi të marrin pjesë në prezantimin e Startup-eve që do të organizohen në Vienë të Austrisë.