“Shqipëria Ndërmjet” është ekspozita e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër nga fotografi zvicerian Hans Peter Jost i cili sjell në këtë ekspozitë një rrugëtim të Shqipërisë të këtyre 30 viteve. Fotografitë e tij janë që në fillim vitet ’90 dhe deri në ditët e sotme duke treguar realitetin e hidhur të Shqipërisë por edhe zhvillimin e ngadaltë.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber u shpreh se kjo ekspozitë e ndihmon ambasadoren e cila sapo ka marrë detyrën që ta njohë të vërtetën e Shqipërisë.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka tha se ekspozita “Shqipëria Ndërmjet” është ndër më të rëndësishmet.

Këto fotografi të realizuara në këto 30 vite në gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, në male dhe qendra qytetesh sjellin vështirësitë e shumta që ka kaluar populli shqiptar por edhe mungesën e një vizioni të qeverive dhe institucioneve të tjera për ta zhvilluar vendin me një hap më të shpejtë.