Një person rrezikoi jetën në ujërat e lumit Drin. Ky person, po lëvizte me biçikletë mirëpo një moment ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë urës së lumit Drin, teksa po kalonte urën në zonën e Ishull Lezhës. Personi është parë nga kalimtarët e në moment është njoftuar ambulanca dhe zjarrfikëset.

Siç shihet në video, forcat zjarrëfikëse po mundohen që të nxjerrin personin nga lumi. Mësohet se ai ka pësuar lëndime gjatë rënies.