Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Shkodër, shfrytëzova rastin që të sqaroj opinion publik dhe të gjithë banorët e Bashkisë Shkodër: “Jo për apologji, por grupi socialist i Këshillit Bashkiak, ka mbështetur në mënyrë unanime të gjitha nismat sociale në mbështetje të grupeve vulnerabël në Bashkinë Shkodër, siç ka qënë:
-rikthimi i shërbimit të strehimit social

lehtësi fiskale për fëmijët e familjeve në nevojë dhe fëmijët PAK në arsimin parashkollor ; lehtësi fiskale për bizneset e të rinjve ; shtimin e mësuesve mbështetës në arsimin parashkollor etj.”

Ne angazhohemi se kjo mbështetje do të vazhdojë në mënyrë të padiskutuar dhe unanime, dhe nuk ka lidhje me asnjë insinuatë tjetër.