Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku anëtarët zgjidhen me votë nga parlamenti, do të ketë detyrimin për të hartuar kodin e sjelljes. Madje edhe të kontrollojë deri në fund zbatimin e tyre. ORANEËS shkruan se ky është ndryshimi i radhës që pritet të bëjë qeveria për mediat audiovizive, pas ligjit antishpifje.

Në relacionin e paraqitur për nismën pranohet se në projektligj përfshihen për herë të parë konceptet e “bashkërregullimit dhe e vetërregullimit”, përmes Kodeve të Sjelljes, akte që do të përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

Çdo shkelje e kodeve që do të miratohen nga institucioni shtetëror do të shoqërohet me gjobë dhe deri në pezullimin e licencës.

Ligj parashikon ndryshime të fashës së orareve për reklamat si dhe bën të detyrushmë përcjelljen e informacioneve kundrejt personave më aftësi të kufizuar në dëgjim e shikim.