Prekë Kodra, i cili që u përmend si personi që do t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur publikisht pas akuzve të ngritura. Vetëm pak ditë pasi të dhënat që qarkulluan pas hakimit të e-mailit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kodra thotë se nuk ka gisht në ngjarje.
I pyetur në lidhje me foton ku shihet krah deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, Kodra thotë se ndihet keq për shkak që është përmendur edhe emri i tij lidhur me rastin, porshton se e ka parë deputetin rastësisht atë darkë dhe asnjëherë tjetër.
“Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni marrë nëpër gojë, tu e lidh me mu. Cdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër.
Kemi shku në Kosovë, jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetë atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet. Kena hanger dhe kemi pi, kemi ndejt 2 apo 3 orë. Unë në jetën tem nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tash ia kom msu emrin. Ai ëhstë burrë i nderum dhe zotëri. Nuk është se kom ndejt shumë me to që me ia mbajt emrin në mend,”- tha ai.
Comments are closed.