Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me largimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Nano i kishte konfirmuar dorëheqjen, ndërsa tha se largi i tij erdhi për shakë të rezultateve të ulta të punë së Policisë së Shtetit.

Pse u largua Gledis Nano?

Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. Ai ma konfirmuar mua dorëheqjen, sepse i është kërkuar dorëheqja sepse situata e muajve të fundit ishte kritike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshimin e lidershipit të policisë së Shtetit.

Nano ka patur informacion për Ervis Martinajn?

Nuk është e vërtetë.

Ka patur zëra që Nano ka raportuar në ambasada të huaja për lidhjen e krimit me politikën.

Legjenda urbane. Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje.