Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira shqiptarit, Emanuel Rroku nga Shkodra, i cili mbeti i vrarë në një sulm me armë në Milano.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 shtatorit, ku 34-vjeçari Rigels Gjinaj vrau për vdekje 23-vjeçarin Emanuel Rroku si dhe plagosi një 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi në një lokal pas një sherri mes dy grupesh të rinjsh që degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. Kryebashkiaku Fabrizio Allevi, shprehet se vendimi i administratës është marrë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shqiptarit Emanuel.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30.