Një tjetër ngjarje tronditese per Shkodrën. Ismet Çekorja u ekzekutua teksa po ecte në këmbë pranë shtëpise se tij në lagjen “Kiras”. Ai u ekzekutua me 7 plumba.

Policia rrethoi vendin e ngjarjes ku kanë mbetur shapkat e viktimës. Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Shkak dyshohet hakmarrja.

Djali i viktimës, Bajram Çekorja dyshohet se është autori i atentatit të Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit, i cili u qëllua me 19 plumba por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ku humbi jeten 57 vjecari ka lidhje me atentatit ndaj 25-vjeçarit Bruçi, apo ka të bëjë me konflikte të tjera të mëparshme të familjes Çekorja.

Shpresa e policisë për të shkuar te autorët janë kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës.