Unaza Lindore përveç mungesës së ndriçimit vijon të vuajë tashmë edhe asfaltin e dëmtuar, gropat e hapura mes rrugës dhe inertet në anësore të saj.

Banoret e zonës thonë se kjo është tejet e rrezikshme e veçanërisht gjatë natës ku kalimtarët nuk kanë as ndriçim.

Lëvizja e automjeteve duhet të jetë tepër e ngadaltë, për të shmangur aksidentet e ndryshme që mund të ndodhin në këtë zonë. Pavarësisht kërkesave të banorëve të zonës për rikthimin e energjisë në rrugë, askush nuk ka reaguar dhe situata mbetet e njëjtë. E tashmë kur nis edhe sezoni i reshjeve, krahas mungesës së energjisë për banorët vijon të mbetet pa zgjidhje edhe infrastruktura me rrugë të arnuar dhe gropa të hapura.