Aparatet e oksigjenit në pjesën më të madhe jepen me qira në Shkodër për pacientët të cilët janë në trajtim mjekësor në kushte shtëpie. Ndërkohë ka edhe një numër të madh të farmacive të cilët pavarësisht se shprehen se nuk kanë aparate oksigjeni, pjesa më e madhe e tyre mësohet se janë blerë nga farmacistët dhe më pas jepen me qira.

Farmacistët në Shkodër nuk flasin për këtë çështje pasi është jo ligjore që të infektuarit të marrin në banesë pajise oksigjeni dhe bombola por dhe t’i përdorin pa asistencën e mjekëve.

Ky fenomen po ndodh dhe në Vlorë. “Për aparatet e oksigjenit është shumë e vështirë sepse ka edhe kosto. Ka farmaci q japin me qira” thotë një farmaciste.

Farmacitë po përballen me një interes të shtuar të qytetarëve që po blejnë aparatë që matin oksigjenin.

Ky është një oksimetër që mat oksigjenin në gjak dhe gjendet në farmaci. Kërkesat janë rritur ndjeshëm. Çmimi është i ndryshëm dhe vajron nga 2.500 deri 4 mijë lekë të reja

Në farmacitë e Vlorës mesatarisht në ditë shiten rreth 5 oksimetra. Veç kësaj ka dhe persona që kërkojnë dhe aparatë oksigjeni apo bombula por thonë se nuk i japin

Pacientët e dinë që nuk është e ligjshme të përdorësh në banesë aparate oksigjeni ndaj dhe hezitojnë të falsin

Jashtë kameras farmacistët në Fier thonë se nuk kanë mundësi të blejnë pajise oksigjeni apo bombula pasi janë të kushtueshme e mund tju mbeten stok. Sipas tyre janë mjekët që i rekomandojnë që të kërkojnë në faramaci këto pajisje. /abcnews.al