Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ‘besnikërinë’ ndaj PD-së, duke u shprehur se nuk do të largohej kurrë nga selia blu. AI ka komentuar në Ora News, vendimin e Jozefina Topallit për të krijuar një parti të re.

“Themeli i lirisë është zgjedhja dhe secili ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Unë jam betuar se nëse një person do të mbesë në PD, unë do të jem i dyti. Ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk mund ta kontestoj. Ajo ka pasur një alternativë që të kandidojë si një kandidate e PD-së dhe ajo është me statut në këshillin kombëtar në PD. Për arsye të vetat ajo ka zgjedhur të bëjë një parti të veten” tha Berisha.

Ai u shpreh se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë ku do të kandidojë.

“Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut. Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë. Nuk ka njëri që ka më pak sekrete më pak mbi tokë, por ja që e kam edhe unë një sekret” tha Berisha. ©LAPSI.al