Pas akuzave të opozitës për keqmenaxhim të situatës me pandeminë e kolapsim të spitaleve Covid dhe pas publikimit nga mediat të pamjeve me auto-ambulancat me pacientë që presin orë të tëra për të marrë shërbimet brenda Infektivit, ministrja e Shëndetësisë është shprehur se, janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës dhe se sistemi shëndetësor në vend ka rritur kapacitetet.

Në një deklaratë për publikun, Manastirliu u shpreh se pritej që në këtë periudhë të kishte një shtim të rasteve me Covid19

“Kemi marrë masat për periudhën vjeshtë-dimër duke rritur kapacitetet tona në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në pritje të numrit të rasteve. Që dinim se do të rriteshin për arsye të vetë periudhës vjeshtë-dimër. Kemi rritur kapacitetet për testimi, gjurmimin, kapacitetet spitalore dhe kemi gati edhe spitalet rajonale, sipas skenarëve që ne tashmë ua kemi bërë të ditur” tha ndër të tjera Manastirliu.