Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka konfirmuar rikthminin në politikë me ‘Lëvizjen për ndryshim’ Topalli ka sulmuar Bashën në studion e emisionit “Open” duke sulmuar Bashën, për të cilin thotë se ka bërë pazare me Ramën për ta lënë në pushtet

“Ka një kompromentim të misionit opozitar. Ka një Pazar që mban Ramën kryeministër. Kush fitoi nga çadra? Po mos të ishte pazari i 17 majit sot me shumë mundësi Rama nuk do të ishte kryeministër. Kush ka përfitu nga djegia e mandateve, Rama apo opozita? Kush ka përfitu nga mos kandidimi në bashki? Kjo opozitë ja ka bërë më të lehtë Ramës qëndrimin në pushtet” tha Topalli.

Më pas ngriti pyetjet se kush e përcau Partinë Demokratike dhe duket sikur i jep këshillë Bashës që të bëjë hap mbrapa: “Kush e përçau PD? Nuk është tmerr të bësh hap mbrapa dhe të lirosh vendin për ata që janë përfaqësuesit e partisë politike. Këtë e bën një drejtues i ri i pakorruptuar. Në zgjedhjet e 25 Prillit, ke zgjidhje krejt të reja”