Ka ndërruar jetë në QSUT, 69 vjeçari nga Fieri Reshat Grembi, i cili u hodh gjatë ditës së djeshme nga kati i dytë në spitalin Infektiv. Lajmi konfirmohet për Fax News nga burime pranë QSUT të cilat thonë se Grembi nuk ka mundur që të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

69-vjeçari Grembi përshkruhej nga ana e familjarëve si një njeri i rregullt dhe pa pròbleme të shëndetit mendòr, ndërkohë që të afërmit e tij në Patos janë të trònditur nga kjo që ka ndodhur

Grembi është pacienti i katërt që i jep fund jetës duke u hedhur nga spitalet Covid pas tre rasteve që kanë ndodhur më herët në spitalin “Shefqet Ndroqi”