Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar përsëri përmes Twitterit në lidhje me situatën zgjedhore.

“Ndaloni numërimin” ka shkruar Trump teksa gara presidenciale vijon të mbetet e ngushtë. Trump udhëheq aktualisht në Xhorxhia, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut. Megjithatë avantazhi i Trump në Xhorxhia dhe Pensilvani ka ardhur duke u tkurrur gjatë orëve të fundit

Kampi i tij i fushatës ka kërkuar rinumërim të votave në Uiskonsin dhe ndërprerje të numërimit në Miçigan dhe Pensilvani. Ata pretendojnë se ka patur parregullsi me votat e dërguara me postë. Na ana tjetër, kandidati demokrat, Joe Biden vijon të udhëheqë në Nevada. Nëse ai fiton aty, do të plotësojë numrin e nevojshëm të 270 delegatëve në kolegjin zgjedhor për tu zgjedhur president