Kompozitori Avni Mula u shua në moshën 92 vjeçare. Zemra e artistit të madh pushoi së rrahuri mbrëmjen e sotme. Jeta e kompozitorit ka qenë e mbushur me shumë suksese, ndërsa do të mbetet gjatë në memorien e kombit.

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957) ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore skenike

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve 60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana” Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë” Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula dhe sollën në jetë një vajzë Inva Mulën.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Kendoj” Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret” Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Shprese” Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Ne Stadium” Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane” Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise” Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin” Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit” Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im” Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite” Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere” Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”