Kompozitori i shquar Avni Mula është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Ardit Gjebrea, me anë të një postimi në Instagram.

Në postimin e tij, Gjebrea shkruan se tashmë Avniu u bashkua me bashkëshorten, Ninën, në qiell. Po ashtu, këngëtari ka ngushëlluar vajzën e tij, Inva Mulën.

Ndërsa, sopranoja e njohur njoftoi llogarinë e saj në Facebook, se për ata që duan ta përshëndesin Avniun “me dorë në zemër”, homazhet do të kryhen nesër mes orës 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.