Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, u shpreh në lidhje me krijimin partive të reja politike me ish-element të rëndësishëm të PD-së. Duke iu referuar pyetjes se a e sheh si një kërcënim, partinë më të re të krijuar nga Jozefina Topalli, Basha iu përgjigj shkurt me një: Jo

Gjithashtu Basha preferoi të mos komentojë as lëvizje politike të Patozit dhe Murrizit, duke thënë se nuk ka kohë për të humbur me asnjë person, pasi axhendën e tij e drejton interesi public e jo diçka tjetër

“Jo. Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje as edhe me asnjë person. Axhendën time e udhëheq vetëm interesi publik” tha Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme Jozefina Topalli, në fjalimin e shpalljes së lëvizjes së re politike, sulmoi ashpër të gjithë aktorët e mazhorancës dhe opozitës, mes tyre dhe kryedemokratin Basha. Ajo theksoi se qytetarëve u duhet një opozitë e cila nuk shitet e korruptohet për interesat e udhëheqësit.

“Ky vend ka nevoje per drejtesi sociale; nje administrate eficiente, nje qeveri te pergjegjshme , lider qe japin llogari para qytetareve te tyre, qe punojne per interesin publik

Vendit i duhet nje sistem real demokratik me qeveri te dal nga vota e qytetareve dhe nje opozite qe nuk shitet e korruptohet per interesa te udheheqesit

Vendi ka nevoje per integrimin ne BE.! Per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me aleatet tane strategjik.

Sundimi i shtetit ligjor dhe lufta kundra te korrupsionit eshte nje sfide serioze qe kerkon guxim e vetmohim. Eshte sfida me e veshtire por dhe me e rendesishmja, sfide per te cilen duhet te ngrihesh e te luftosh” u shpreh Topalli.