Shënohet rekordi më i madh i infektimeve nga Covid që nga fillimi i pandemisë. Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë