Dosja.al ka siguruar fotot ekskluzive të dy të rinjve që u vunë në pranga, si autorë të ate..ntatit ndaj shefit të policisë Bashkiake në Shkodër, Mentor Hasanaj. Personat që shikoni në foto janë Ilirjan Hasanaj, 19 vjeç dhe Verzan Bajrakurtaj.

Hasanaj është dorëzuar në polici, me rrobat sportive që mbante veshur, siç shihet dhe në fotot e siguruara nga Dosja.al. Ai akuzohet se është personi që tërhoqi këmbëzën mesditën e 11 tetorit dhe që.lloi me breshëri plumbash ndaj makinës së policisë ku ndodhej Mentor Hasanaj, babai i tij, Xhelali dhe e shoqja Vjollca. Ndërsa Bajrakurtaj, akuzohet se është bashkëpunëtor në këtë ate..ntat.

Të dy tashmë, pas arrestimit në Shkodër, ditën e parë që mori detyrën Lorenc Meta, në krye të Drejtorisë së Policisë vendore të Qarkut Shkodër, do të përballen me drejtësinë. Paraprakisht, mësohet se të rinjtë kanë pranuar autorësinë e kr..imit, por dëshmitë e tyre, pritet të zbardhin motivet.