Deputetja e PS Senida Mesi ne nje postim ne rrjetet sociale ka renditur disa prej arsyeve pse kjo mazhorance do te marre edhe mandatin e trete per te qeverisur vendin.

PS merr mandatin e tretë, sepse reformat që nisi kjo maxhorancë nuk do ti bënte askush. PS merr mandatin e tretë se politikat tona të majta funksionojnë. Na duhet mandati i tretë për ti finalizuar dhe thelluar reformat e nisura dhe ri-ndërtuar Shqipërinë post tërmet dhe post Covid (reforma në drejtësi, në digjitalizimin e shërbimeve publike etj)

Më mirë se ne dhe KM Edi Rama nuk e bën askush, aq më tepër kur shoh kundërshtarin tonë politik, që nuk ka vision.

Ne flasim me fakte dhe bëjmë punë. Pakënaqësitë na vijnë edhe nga pretendimi legjitim e dëshira që populli ka ndaj nesh, pasi e di se vetëm ne mund të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë.

Por kjo kërkon Objektiva të qarta, Strategji si ti realizojmë ato dhe plane pune që të ndiqet progresi. Kërkon transparencë, bashkëqeverisje me të gjithë dhe punë me profesionistët. Shkodra është keqmanaxhuar nga PD, në mungesë të dëshirës dhe vizionit për ndërtim dhe zhvillim.

KM Rama e do Shkodrën, pasi në Shkodër është investuar shumë më shumë nga ai vetë dhe qeveritë e majta këto 30 vite. Sot janë gati dhe 102 Milion USD investime në proces për Shkodrën.

Sot çdo votues mund të zgjedhin përmes votës preferenciale deputetin e tij/saj të preferuar, atë që e përfaqëson më shumë. Thirrja ime është të distancohen nga deputetet të shpallur non-grata nga DASH Departamenti Amerikan i Shtetit ?? dhe të fortët

Vendi më shumë se kurrë ka nevojë për ekonomistë, financier, profesionistë të të gjitha fushave për të realizuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Agjendën 2030 të OKB dhe detyrat shumë specifike dhe teknike për të qenë anëtar me të drejta të plota në BE.

Ftesë ndaj çdo intelektuali që dëshiron ti bashkohet polikës në Shkodër, qoftë majtas apo djathtas, aty ku ta gjejë veten më mirë, për një Shkodër Europiane dhe larg dasive. Këto dhe të tjera, në intervistën time në Star Plus TV Shkodër