Kryeministri Edi Rama ka patur një reagim zemërimi ndaj ish-Kryeministrit Berisha, pas një mesazhi që ky i fundit kishte dërguar në emisionin “Opinion”

“Ka marr fund fare, ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës” shkruante Berisha në një mesazh që kishte dërguar tek drejtuesi i emisionit per paraqitjen e Kryeministrit.

Rama e ka cilësuar një mjerim mesazhin e Berishës, për nënën e tij që nuk jeton

“Ca ti them unë atij që flet për nënën time të vdekur është një kokrra e mjerimit. Ai mesazh është kokrra e mjerimit” tha Kryeministri / Opinion.al