Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 168 të infektuar. Ndërkohë janë 102 të shëruar së fundmi.

4 viktimat që janë shënuar së fundmi ishin të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese në dy spitalet Covid

Por ndërkohë, sa i përket rasteve të reja Tirana udhëheq me 76 kurse ndjekin Lezha dhe Kruja me nga 15 dhe 13

Po ashtu e rënduar mbetet situata në dy spitalet Covid pasi po kurohen 168 pacientë ndërkohë që 5 prej tyre janë të intubuar