Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për vendosjen e fatit të pronave të Ylli Ndroqit, presidentit të “Yldon Media Group”

Nesër në orën 10.00 do të vendoset përfundimisht, lidhur me sekuestron e vendosur për 26 pasuritë e Ndroqit dhe familjarëve të tij nga SPAK

Sot në seancë, i mbingarkuar me dosje e dokumente, u paraqit vetëm avokati i Ndroqit, Alban Qafa. Përpara mediave, Qafa deklaroi se Ndroqi i ka të gjitha pasuritë e ligjhsme dhe kërkojn heqjen e sekuestros

Sipas avokatit, Prokuroria ende nuk ka një analizë të mirëfilltë financiare për pasuritë e klientit të tij dhe se nuk ekziston asnjë shkresë që vërteton se Ndroqi është arrestuar në Itali.