Relatori i opozitës në Komisionin Hetimor për Presidentin, Halit Valteri akuzoi shumicën për pazare nga tërheqja për shkarkimin e Ilir Metës.

“Ju sot jeni bërë synet nga gjuha, me këto maska ua kanë mbyllur gojën, ju sot po zhgënjeni shqiptarët. Partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni. Ju përfunduat kështu se në këtë sallë vërshoi një provincë rurale, që nuk e dinin çfarë ishin vilat dhe makinat, apo oligarkët, që hanë e pinë si derra. Do të jepni llogari para një drejtësie që nuk keni kë fusni mik, se atje ku do të shkojmë dy metra dhe do të marrim dhe do tju hanë krimbat. Dashtë Zoti të ma mundësojë një ditë të drejtoj këtë vend, do të jem makthi i hajdutëve 30 vjeçar dhe me shpresë të madhe ajo ditë do të vijë” tha ai.

Por ky diskutim pati dhe reagimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili i cilësoi si të papranueshme dhe jo etike.

“Nuk thatë asnjë fjalë lidhur me argumentet që ju çojnë në këtë qëndrim përfundimtar. Herë tjetër mos abuzo me të drejtën e fjalës duke anatemuar kolegët e t’u në sallë” iu përgjigj kryetari i Kuvendit.