Parlamenti me 78 vota pro miratoi raportin e komisionit hetimor që e cilëson se presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje, por që nuk e shkarkojnë dot nga posti që mban.

Sa po ka përfunduar seanca e Parlamentit dhe 78 deputetë kanë votuar pro raportit ndërsa 17 kanë qenë kundër. Tetë deputetë kanë abstenuar me votën e tyre për këtë raport, e sipas gjasave këto vota mund të jenë nga radhët e PS

Tre vite më parë socialistët e zgjodhën me 87 vota si president Metën, tani i japin këtë vërejtje me shkrim, që më tepër i duket si një rikonfirmim në postin e kreut të shtetit.

Pas një situate konfliktuale mes dy institucioneve, që u pasqyrua në jetën politike e sociale për zgjedhjet dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, mazhoranca socialiste bën tërheqjen e fortë duke dalë kundër shkarkimit në presidentit dhe pse ishte e pëbetuar se Meta nuk kishte kush ta shpëtonte nga nisma e saj