Safet Bajri ka kallzuar drejtorin e Përgjithshëm të Bùrgjeve Agim Ismaili. Shkak për këtë është bërë refuzimi që Ismaili i ka bërë disa kërkesave të Bajrit për ta transferuar në bùrgun e Reçit.

Aktualisht Safet Bajri, i cili është i dënuar për llogari të Belgjikës, po vuan dënimin në bùrgun e Fierit.

Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre” duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në bùrgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

Sipas Bajrit ai po mbahet me pa të drejtë në Fier, dhe bùrgu i Reccit është dhe më i afërt me qytetin e lindjes së tij, Shkodrën, ku dhe mundësia e familjarëve është më e madhe për ta takuar.