Gjykata Administrative në Turqi vendosi heqjen e statusit muze të Shën Sofisë duke i hapur kështu rrugë kthimit të saj në xhami funksionale. Ky vendim nxiti reagime nga organizata dhe qeveri të ndryshme në gjithë botën.

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Xhorxh Frendo, në një reagim për media shkruan se ky veprim ka krijuar habi dhe keqardhje.

Ai shton se kjo nuk i shërben bashkëjetesës fetare dhe si objekt i trashëgimisë botërore, vendimet për të duheshin marrë të bashkërenduara.

Deklarata e plotë e Imzot Xhorxh Frendos

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve