Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e Shkëlzen Berishës, kundrejt Taulant Ballës.

Gjykata vendosi të rrëzojë pretendimet e Berishës për hetim të numrit dy të Partisë Socialiste, për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Renda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Djali i ish-kryeministrit, pretendon se gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, Taulant Balla ka publikuar akte personale të transaksioneve tatimore të tij në kundërshtim me ligjin./Opinion.al