Kryedemokrati Lulzim Basha pa nga afër sot problemet e fermerëve në Progër të Devollit. Babë e bir, Aurel dhe Medi Deda mbjellin patate në fushat e zonës, ndërsa iu ankuan Bashës për një kosto të lartë të nxjerrjes së produktit në treg.

Djali i shtëpisë, Medi Deda u përlot teksa i ati i tha kryedemokratit se punon 24 orë në ditë për të fituar të ardhurat që i mundësojnë jetesën.

Lulzim Basha Sa orë e nis punën Medi Deda Që në 4 të mëngjesit tani që vaditen, ndërsa kur shkulen 10 orë po njëherë. Kurse tani një dy muaj, nuk e diskutoj që 24 orë, shikojë duart si më janë bërë.