Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka sjell sot në vëmendje një premtim të Edi Ramës të bërë në vitin 2013 dhe shkruan se nuk e ka mbajtur.

Në një postim në mediat sociale, Rushaj shkruan se PD nuk do të lejojë që të realizohet asnjë projekt i qeverisë, të cilët e quan në ikje, pasi sipas tij po vidhen paratë e shqiptarëve.

“Ne grahmat e fundit te qeverise ne largim, Edi Rames si ka mbetur gje tjeter veç te premtoje rruge 3D. Ne ditet e fundit te qeverisjes se deshtimit i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dale boje. Asnje rruge e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnje projekt ne 3D qe vjedh xhepat e shqiptareve dhe asnje hajduteri e re e projektuar nuk do te realizohet. Koha e Edi Rames ka mbaruar!” shkruan zyrtari i PD.

Ky reagim i Partisë Demokratike, vjen në një kohë kur qeveria ka prezantuar projektin e rrugës Milot-Fier dhe tunelin e Llogarasë. Opozita i ka kundërshtuar këto projekte dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë realizimin e tyre, pasi i kanë quajtur afera. Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe është shprehur se projektet do të vijojnë sipas planit.