Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka bërë një analizë në lidhje me zhvillimet e fundit në trojet shqiptare.

Në një postim në rrjetet social, Ngjela paralajmëron se Rama dhe Thaçi do të hetohen nga FBI.

Postimi i plotë

Çështja Thaçi nuk mund të jetë një çështje e thjeshtë: në këtë çështje, fakti që HashimThaçi dhe Edi Rama kanë dashur t’i japin territor shqiptar Serbisë, është pleksur përkrahja e interesit ruso-serb kundër interesit amerikan dhe interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. A do të merret FBI me këtë çështje? Sigurisht që do të merret. Po palët që kanë marrë pjesë në këtë mënyrë antikombëtare Thaçi, Rama e ndonjë tjetër, ku janë në këto momente?

Shikoni shenjat që sqarojnë çështjen: Thaçi po flet përçart. Është trembur Rama. Është mërzitur presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe sot ky i ka kërkuar takim Thaçit që është nën akuzën që ka ngritur Serbia. (!) Por, më e rëndësishmja është se ka humbur qetësinë Richard Grenell, zëdhënësi i presidentit amerikan Trump për çështjen e Kosovës

Si mendoni ju, kjo gjendje vjen nga rasti? Aspak.

Ja si shkruan Martin Henze, këshilltar i CDU-së gjermane: “Thaçi, Rama, turpi i rëndë i shekullit të 21 është se ata kanë negociuar me Serbinë në emër të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i kanë dhënë Serbisë marrëveshjen për ta negociuar këtë marrëveshje me BE, përfshirë edhe për Shqipërinë. Kjo mund të quhet vetëm tradhti”

Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër interesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen. Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje. Atëherë, pikërisht për këtë, pushimi i Grenell-it nga presidenti Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit, në të kundërt, nuk dihet së çfarë mund të ndodhë nëse Biden zgjidhet president në muajin nëntor në SHBA. Kjo sepse, dokumentet komprometuese Thaçi, Rama, Grenell, Vuçiç, sigurisht që, nëse fiton Biden në nëntor, i përdor ai, FBI dhe CIA kundër presidentit Trump. Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor.

Po ky kryeministri shqiptar, kaq i paaftë është ky sa mendon që me një diksion popullor dhe jashtë konceptualitetit juridik do të bindë profesionalisht juristët e mëdhenj të speciales së Hagës për pafajësinë e Hashim Thaçit! Sigurisht, Rama kështu do të sillet sepse ka hyrë në një politikë injorante nga ato që në historinë politike të Shqipërisë tashmë janë quajtur “çorba Hoxha