Zgjedhjet ne universitetin e Shkodres jane nje hap larg, por i ashper ka qene reagimi i Anetares se Asamblese Violeta Alushi. Ne nje postim ne rrjetet sociale ajo ka rendidtur disa arsye pse keto zgjedhje nuk duhet te mbahen, nderkohe qe nuk kupton ngutin e ministrise per kete proces zgjedhore i cili sipas saj qe ne nisje eshte i manipuluar.

Statusi i plote

I paprecedent dhe jashte cdo logjike vendimi i ministrise se arsimit per te zhvilluar zgjedhje ne universitete me 30 korrik 2020, nje vendim qe cenon rende te drejten e pedagogeve dhe te studenteve, dhe aq me teper ne kete periudhe pandemie qe po kalojme, pervecse zgjedhje te lira dhe te ndershme qe nuk mund te jene, mund te rrezikojne edhe jete njerezish.

Vendimi i MASR per koincidence merret me dt 30 qershor, date qe na kujton zgjedhjet vendore te vitit te kaluar, po aq te paligjshme dhe aspak demokratike do te jene edhe keto zgjedhje ne universitete, ne fakt do te jene nje kopje e keqe e zgjedhjeve lokale te vjetshme.

Ky urdher kaq i shpejte i MASR tregon edhe njehere se ministria ka pergjegjesine kryesore per te gjitha problemet ne universitetet publike, sepse jo vetem qe ka cenuar ne menyre te vazhdueshme autonomine e tyre, por tani kerkon qe universitetet t’i kontrolloje edhe politikisht. MASR kete “mision” te saj e ka arritur permes nje grupi njerezish te krijuar ne keto universitete nder vite, qe vetem nderrojne karriget dhe rolet mes tyre, te mesuar me pushtet, qe perkrahin me shume interesat e qeverise se sa interesat e insitucioneve qe ato perfaqesojne, sepse e dine se vetem duke i sherbyer qeverise ne kete menyre, ato mund te mbijetojne duke kaluar nga nje post ne tjetrin, edhe pse ndoshta ne nivel me te ulet drejtimi, mjafton qe te mos rrine pa nje “cope” karrige, dhe gjithmone pa mbajtur asnje pergjegjesi per gjendjen ku i kane katandisur universitetet tona. Kjo ndodh sepse postet drejtuese ne universitete shikohen vetem per perfitime dhe favore dhe aspak si pergjegjesi, prandaj jemi ne kete gjendje.

Ky urdher i MASR nuk ben gje tjeter vecse perligj gjendjen e paligjshmerise ne te cilen ndodhen universitetet publike, duke e thelluar ate akoma edhe me shume, duke treguar se pas “Turit” me maturen shteterore, tani radhen e kishin universitetet.

Ne universitetin e Shkodres, akoma nuk jane ngritur strukturat perkatese per zhvillimin e zgjedhjeve, ku dihet se te gjitha procedurat kane afatet e tyre te percaktuara dhe nga sot jane me pak se 30 dite. Shtrohet pyetja per MASR se kur dhe si do te organizohen dhe do te zhvillohen keto zgjedhje ne nje kohe kaq te shkurter, ne nje periudhe pandemie dhe rreziku per jeten, ne nje kohe qe studente dhe pedagoge jane me pushime, ne nje kohe qe nuk mund te paraqiten platforma drejtimi dhe programe zhvillimi, ne nje kohe qe nuk mund te jepet llogari per ate se cfare i kane bere universiteteve drejtuesit ne detyre, ne nje kohe qe nuk mund te behet nje verifikim per integritetin moral, professional dhe shkencor te atyre qe do te kandidojne, e shume argumente te tjera dhe pastaj ne fund te te gjithe mund te pyesim: sa te ligjshme dhe te rregullta do te jene dhe do te konsiderohen keto zgjedhje?

Ky vendim, per mendimin tim, duhet te anullohet sepse nuk mund te zhvillohen zgjedhje pa studente dhe pedagoge. Mire se per pedagoget, MASR ka dhene prova se nuk ka menduar dhe nuk mendon asnjehere, po per studentet dhe te drejten e perfaqesimit te tyre, a mban ndonje pergjegjesi? Studentet, jo vetem do te votojne per rektorin dhe dekanin, por ato duhet te zgjedhin edhe perfaqesuesit e tyre per ne senatin akademik dhe ne bordin e administrimit. Si mund te realizohet kjo kur studentet jane te gjithe ne shtepi? A mban pergjegjesi MASR per infektimet ne mase qe mund te ndodhin per kete gjendje qe po krijon ne universitete dhe qe mund te rrezikoje jeten e studenteve dhe pedagogeve ose edhe te afermve te tyre? A mban pergjegjesi MASR per premtimet e pambajtura ndaj kerkesave te studenteve ne dhjetor te 2018 qe kerkonin universitete cilesore?

Zgjedhjet ne universitete duhet te jene model demokracie dhe ligjshmerie, dhe eshte e pafalshme qe t’i imponohen universiteteve keto lloj zgjedhjesh.