Mjeku Doka në Spitalin e Shkodrës 20 vite pa investim, për herë të parë aparatura që na kanë munguar

Në Spitalin Rajonal Shkodër është kompletuar shërbimi i Urgjencës pas 20 vitesh me pajisje të reja eko dhe grafi digitale.

Gjatë inspektimit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në këtë spital Shefi i Imazherisë Agim Doka, është shprehur se këto pajisje në Urgjencën e spitalit tashmë janë në punë dhe po ndihmojnë stafin shëndetësor të ofrojë shërbimin e munguar tek pacientët.

I kemi vendosur në punë që nga dje. Ka ardhur eko dhe grafi digital, ka 20 vjet që kanë munguar në spitalin tonë pajisje të tilla, është hera e parë që i kemi këto pajisje, tha Doka.

Ndërkohë në kuadër të fuqizimin të njësive të terapisë intensive në spitalet rajonale dhe universitare edhe në Spitalin e Shkodrës janë forcuar kapacitetet e reanimacionit me 30 % duke u pajisur me repsiratorë, shtretër, monitorë, shiringa elektrike, aspiratorë etj