Ne Shkoder harta e Covid zgjerohet dhe nuk kane shpetuar nga institucionet shteterore, duke nisur nga Bashkia, Posta, Gjykata e Apelit , Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave dhe ajo e sigurimeve shoqerore. Sidoqofte kjo ka rritur masat per parandalimin e perhapjes me tej te virusit ne institucione.

eetimes ka ndjekur nga afer situaten e krijuar ne porten hyrese te Gjykates se Rrethit Gjyqeror Shkoder, ku nuk eshte lejuar asnje qytetar , avokat apo deshmitar te futet ne gjykate pa thirrjen e sekretareve. Kjo ka bere qe gjyqet te spostohen ne orar dhe ne para gjykates te krijohen radhe.

Pervec maskes dhe dorezave i eshte matur temperatura te gjithe qytetareve, te cilet pasi kane pritur me minuta te tera ne diell ne temperatura perveluese edhe jane kthyer pasi temperatura e trupit ka pesuar rritje. eetimes