Dosja.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku Fatjon Harusha i shpëtoi një atentati paraditen e sotme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, makina e llojit “Hyundai”, me ngjyrë të zezë dhe me targë ‘AA207SV’ është ende me dritat ndezur.

Ndërkohë që dera nga ku futet shoferi është e hapur. Makinës i është vënë shiriti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova dhe po vijon me hetimet.