Ishte i prekur me COVID19 ndërron jetë papritur shoferi i Urgjencës Kombëtare

Punonjësi i Qendër Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu ka ndërruar jetë. Shoferi i Urgjencës mësohet se ka ndërruar jetë dje pasdite pasi doli nga benesa, pasi ka pësuar atak në zemër, ndërkohë që ishte infektuar edhe me COVID19

Lajmi e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, ku shkruan se Arturi u nda nga jeta në mnyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Postimi i plotë: QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve.
Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!