Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo javë” në “Neës24” ku ka komentuar lëvizjen e fundit të Lulzim Bashës për afrimin e Genc Rulit dhe Arben Imamit sërish në PD, të cilët pritet të jenë në Komisionin e Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Bardhi tha se nuk ka të larguar nga PD-ja, por ka zëvendësime dhe tërheqje. Ai tha se PD-ja ka 100 mijë anëtarë dhe ka potencial të propozojë jo 140, por 1400 kandidatë për deputetë.

“Nuk ka asnjë të larguar nga PD. Me kalimin e kohës siç ndodh në çdo parti, individë që kanë pasur poste të larta, zëvendësohen ose largohen nga këto pozicione. Por kjo nuk nënkupton largimin nga partia apo nuk kanë më kontribut për të dhënë. Në PD apo në çdo parti.

Nuk bëhet fjalë për përgjegjësi, por për ndarje pushtetesh. Dua të them që ndryshimet statutore vijnë edhe për shkak të gabimeve që vetë kryetari i ka pranuar. Lista ka 140 kandidatë për deputet, por ne jemi parti me 100 mijë anëtarë, dhe ju siguroj që kemi potencial për të pasur dhe 1400 kandidatë për depytetë, me një cilësi dhe potencial për t’u vlerësuar