Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke rikthyer nga e para çështjen.

Spiropali tha se ndjen keqardhje njerëzore për Tahirin, ndërsa shtoi se kjo çështje është zgjatur mjaftueshëm. Mes të tjerash ministrja tha se “Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij”