TURIZMIN NË VELIPOJË NUK PO E SHKATËRRON PANDEMIA POR QEVERIA!

Velipoja sot ngjan me një gërmadhë dhe kjo ka vetëm një fajtor Edi Ramën. Ai deklaroi se me 10 Qershor do të niste sezoni turistik, por me 10 Qershor ai nisi në bregdetin e Velipojës, qindra Forca të Ndërhyrjes se Shpejtë dhe fadroma për të shëmbur çdo shërbim dhe investim të banorëve atje, të cilët prej vitesh ishin taksapagues të rregullt. Shkatërruan çdo gjë si të ishin në fushëbetejë me armikun duke mos kursyer as banjot publike, dushe, rrugë aksesimi për nënat me karroca dhe personat me aftësi ndryshe e deri tek ndriçimi publik.

Dy javë pas aksionit të shkatërrimit , ekzekutuesit e urdhërit të rrënimit lanë çdo mbetje aty duke e bërë Velipojën një gërmadhë dhe një vend i cili në të tilla kushte nuk mund të ofrojë asgjë për pushuesin dhe turistin.

Si të mos mjaftonte ky mjerim dhe kriza që ka shkaktuar pandemia, Edi Rama trefishon taksat për operatorët e biznesit bregdetar duke i faturuar nga 1 Qershori deri me 15 Nëntor. “ 15 NËNTOR ” plazh në Velipojë!

Çdo shkodran e kupton se kjo është një vjedhje e hapur që bën një qeveri në ditën më të vështirë , në kohë pandemie! Vetëm një njëri që urren popullin e tij mund të bëjë një vëprim të tillë i cili dërgon në greminë një biznes i cili sot është në prag të falimentit.

E për më tepër refuzon të lidh kontrata me biznesin për stacionet e plazhit që ato të nisin punën , edhe pse ato kanë derdhur tashmë paratë në llogaritë shtetërore.

Edi Rama është në grahmat e fundit të pushtetit të tij diktatorial dhe përpëlitet në çmendurinë dhe ligësinë që vetëm ai mund ta bëjë.